BE: Presim nga Kurti që të implementojë hapat e nevojshëm për të shtensionuar situatën

  • E.K /
  • 15 June 2023 - 14:11
BE: Presim nga Kurti që të implementojë hapat e nevojshëm për të shtensionuar situatën

Bashkimi Europian ka thënë se janë duke pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të implementojë hapat e nevojshëm për të shtensionuar situatën në veri të vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se masat e Unionit ndaj Kosovës nuk janë sanksione, por reagim ndaj asaj që tensionet s’po ulen.

“Nuk janë sanksione apo masa kufizuese. Ne nuk jemi duke i përdorur këto terme që nënkupojnë se masat që janë të bazuara në legjislacionin për të sanksionuar. Kjo s’po ndodh me Kosovën. Këto masa janë instrumente që po përdoren për të treguar që BE është serioze për shtensionim dhe reagim që shtensionimi s’po ndodh. Ne presim nga kryeministri Kurti që të implementojë hapat e nevojshëm për të shtensionuar situatën”.

(Kosova Sot Online)