Politikani gjerman: Situata në Kosovë vazhdon të eskalojë

  • E.K /
  • 15 June 2023 - 14:18
Politikani gjerman: Situata në Kosovë vazhdon të eskalojë

Politikani gjerman, Peter Beyer, ka bërë një reagim për situatat dhe zhvillimet e krijuara në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Beyer ka thënë se në Kosovë situata vazhdon që të eskalojë.

Beyer thotë se duhet një shtensionim i menjëhershëm në Kosovë.

“Situata në Kosovë vazhdon të eskalojë dhe mbetet e paqartë. Tani na duhet një shtensionim i menjëhershëm. Liria e shtypit, medias dhe liria e shprehjes duhet të ruhen pa kushte, ashtu si përkrahja e NATO-s, duke ofruar siguri dhe stailitet”, ka shkruar Beyer.

(Kosova Sot Online)