Rohde: Dëmet shqetësuese të ekonomisë së Kosovës tashmë janë në horizont

  • E.K /
  • 15 June 2023 - 15:11
Rohde: Dëmet shqetësuese të ekonomisë së Kosovës tashmë janë në horizont

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka ripërsëritur thirrjen e Odës Ekonomike Gjermane për de-eskalim të menjëhershëm të situatës në veri të vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rohde ka shkruar se dëmet shqetësuese të përspektivës ekonomike për Kosovën tashmë janë në horizont, duke dëmtuar reputacionin dhe potencialin e saj përballë komunitetit të biznesit.

“Dëmet shqetësuese për perspektivën ekonomike të Kosovës janë tashmë në horizont, duke dëmtuar reputacionin dhe potencialin e saj edhe përballë komunitetit të biznesit. E ripërsërisim këtë thirrje nga Shoqata Gjermano-Kosovare e Bizneseve për deeskalim të menjëhershëm”, ka shkruar Rohde.

(Kosova Sot Online)