Pas rrëmbimit të zyrtarëve policorë Kurti raporton në Kuvend

  • A.P /
  • 15 June 2023 - 15:52
Pas rrëmbimit të zyrtarëve policorë Kurti raporton në Kuvend

Pas kidnapimit të tre zyrtarëve kufitarë nga forcat serbe, kryeministri Albin Kurti të raportojë në Kuvendin e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shefi i qeverisë do të paraqitet në Kuvendin e Kosovës, në seancën plenare, ku do të raportojë për gjendjen në veri dhe për rrëmbimin e policëve kosovarë nga autoritetet e Serbisë.

Kryekuvendari Glauk Konjufca bëri të ditur se Kurti do të jetë i pranishëm në parlament, duke filluar nga ora 17:30, pas zhvillimeve të fundit politike në Kosovë e rajon.

“Kryeministri e ka dhënë njoftimin që do paraqitet në ora 17:30 për diskutimin që u kërkua”, tha Konjufca.

(Kosova Sot Online)