Ja kush thotë: Është koha që FSK të dërgohet në veri të vendit

  • A.P /
  • 15 June 2023 - 15:54
Ja kush thotë: Është koha që FSK të dërgohet në veri të vendit

Pas zhvillimeve të fundit është koha që të dërgohet ushtria e Kosovës në veri të vendit, ka thënë sekretari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Egzon Azemi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Është koha që FSK të dërgohet në veri të vendit”, ka shkruar Azemi.

Ky reagim i tij vjen pas rrëmbimit të tre policëve kufitar të Kosovës nga ushtria serbe.

Propozim të njejtë ka pasur edhe ish-aktivisti i VV-së, Rron Gjinovci, i cili ka thënë se nëse KFOR-i s’mund ta sigurojë kufirin, atëherë duhet dërgohet FSK në Veri.

“Nëse KFOR-i s’mundet me i kontrollu kufijtë atëherë FSK duhet me u vendosë përgjatë kufinit me Serbinë. Boll mo me hajgare”, ka shkruar të mërkurë Gjinovci.


(Kosova Sot Online)