Pas ngjarjeve në veri ambasadorët e Quint-it takohen me Kurtin

  • A.P /
  • 15 June 2023 - 16:51
Pas ngjarjeve në veri ambasadorët e Quint-it takohen me Kurtin

Me kryeministrin e Kosovës,  Albin Kurti, raportohet se po takohen përfaqësuesit e shteteve të Quint-it, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në oborrin e Qeverisë së Kosovës janë parë veturat zyrtare të Ambasadës së ShBA-ve, Italisë dhe asaj të Mbretërisë së Bashkuar.

Nuk dihet deri në këto momente se cila është tema e takimit, por besohet që mund të jenë zhvillimet e fundit në veri - e ku përfshihet edhe kidnapimi i tre zyrtarëve policorë nga xhandarmëria serbe.

Deri në këto momente, amasadorët e akredituar në Prishtinë kanë qëndruar të heshtur në lidhje me zhvillimet e djeshme.

I heshtur ka qëndruar edhe KFOR-i që është denoncuar për një gjë të tillë nga kryeministri Kurti.

Kurti raportohet se në orën 17:30 do të raportoj në Kuvend të Kosovës para deputetëve për kidnapimin e policëve.

(Kosova Sot Online)