Vuçiq: Albin Kurti e ka pranuar se ka shkelur të drejtën ndërkombëtare

  • A.P /
  • 15 June 2023 - 17:00
Vuçiq: Albin Kurti e ka pranuar se ka shkelur të drejtën ndërkombëtare

Rreth kidnapimit të tre policëve kufitarë që ndodhi të mërkurën, ka folur presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai iu drejtua mediave pas takimit me presidenten e Sllovenisë Natasha Pirc Musar.

I pari i shtetit serb tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

“Vetë Albin Kurti ka pranuar se ka shkelur të drejtën ndërkombëtare duke deklaruar se tre shqiptarët e arrestuar ndodheshin 300 metra brenda territorit administrativ të Republikës së Kosovës”, tha presidenti serb shkruan Tanjug.

Vuçiq tha se sipas marrëveshjes ushtarako-teknike, është e detyrueshme të raportohet afrimi në një kilometër në vijën administrative, 36 orë përpara.

Sipas tij policia dhe ushtria serbe asnjëherë nuk e ka kaluar vijen kufitare me Kosovën.

“KFOR-i mund të konfirmojë se Serbia, statistikisht, nuk e ka bërë kurrë këtë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)