Dënohet rëndë bashkëpunëtorja e Navalnyt

  • A.P /
  • 15 June 2023 - 17:13
Dënohet rëndë bashkëpunëtorja e Navalnyt

Bashkëpunëtorja e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, Lilia Chanysheva është dënuar me shtatë vjet e gjysmë burg, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo është viktima e fundit e profilit të lartë që ka goditur presidenti rus, Vladimir Putin, i cili e dënon këdo që kundërshton pushtimin e Ukrainës ose bën fushatë kundër tij.

Chanysheva, e cila dikur drejtonte zyrën e Navalny në rajonin rus të Bashkortostanit, u shpall fajtore për “thirrje për ekstremizëm, formimin e një grupi ekstremist dhe themelimin e një organizate që shkel të drejtat e njeriut”, raporton The Mirror.

Përveç dënimit me burg, ajo u gjobit me 400,000 rubla (rreth 4000 euro). Gjyqi i saj u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa ajo ka hedhur poshtë akuzat si të motivuara politikisht.

Vetë Navalny po përballet me një gjyq të ri me akuza për ekstremizëm që mund ta mbajë atë në burg për dekada.

Ai do të fillojë të vuaj dënimin e ri gjatë javës së ardhshme në një burg të sigurisë maksimale 250 kilometra në lindje të Moskës, ku politikani 47-vjeçar tashmë po vuan dënimin për dy dënime të ndryshme.

Navalny, i cili ekspozoi korrupsionin zyrtar dhe organizoi protesta masive kundër Kremlinit, u arrestua në muajin janar të vitit 2021 pas kthimit në Moskë, ku në Gjermani kishte shkuar për tu shëruar nga helmimi me agjent nervor për të cilin fajësoi Kremlinin.

(Kosova Sot Online)