Zbulohet si kanë hyrë në Kosovë forcat serbe që rrëmbyen policët

  • A.P /
  • 15 June 2023 - 17:51
Zbulohet si kanë hyrë në Kosovë forcat serbe që rrëmbyen policët

Forcat speciale të Serbisë që kidnapuan tre zyrtarët policorë, kanë hyrë brenda territorit të Kosovës gjatë natës, ka deklaruar iIsh-komandanti i FSK’së, Kadri Kastrati, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kastrati ka thënë se ky ka qenë një operacion i planifikuar dhe i urdhëruar nga Beogradi.

“Kjo nuk mund të quhet arrestim sepse forcat speciale të Serbisë kanë hyrë brenda territorit të Kosovës. Sipas informatave që unë i kam, ata kanë hy disa orë më herët, derisa ka qenë nata janë pozicionu në pozicione të ndryshme dhe kanë qenë një operacion i planifikuar, i urdhëruar nga zingjiri komandues i tyre apo nga Beogradi zyrtar. Ata kanë hyrë me qëllim që t’i kidnapojnë këta policë”, ka thënë Kastrati.

Sipas tij, plani ka qenë që nga fillimi për kidnapimin e policëve.

“Ata e kanë ditë që policët e kanë një pikë statitike dhe çdo ditë janë duke e kontrolluar atë rrugë alternative për kontrabandimin e mallrave dhe njerëzve që serbët e kanë përdorë dhe ky operacion ka qenë mirë i planifikuar dhe mirë i përgatitur që me forcat e tyre elite antiterroritte të hyjnë brenda dhe t’i kidnapojnë këta tre zyrtarë policorë”, ka deklaruar Kastrati. 

(Kosova Sot Online)