Tre liderët më të fuqishëm evropianë iu adresohen me një letër Kurtit

  • A.P /
  • 15 June 2023 - 22:15
Tre liderët më të fuqishëm evropianë iu adresohen me një letër Kurtit

Në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka arritur një letër nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelar gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në këtë letër, mëtohet se i kërkohet edhe njëherë kryeministrit Kurti de-përshkallëzim të tensioneve në veri.

Letra është e ngjashme me përgjigjen e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell për Kurtin që u publikua dje, mirëpo jo me kërkesa të detajuara.

Qeveria e Kosovës nuk ka dërguar një njoftim deri tani për letrën e pranuar e as përmbajtjen e saj.

Ndërkohë, letra e Borrell përmbante kërkesa konkrete për Kurtin, duke i kërkuar tërheqjen e dy kryetarëve në veri nga zyrat komunale, tërheqjen e policisë nga prania para komunave dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. 

(Kosova Sot Online)