Bulliqi: Situata është përkeqësuar pas reshjeve të pandërprera të shiut

  • E.K /
  • 16 June 2023 - 08:19
Bulliqi: Situata është përkeqësuar pas reshjeve të pandërprera të shiut

Kryetari Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se gjendja e shkaktuar pas reshjeve të pandërprera shiut në këtë qytet, është përkeqësuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bulliqi ka shkruar se po punojnë me të gjitha kapacitetet për tejkalimin e kësaj situate.

“Jemi në terren për të përcjell nga afër situatën e cila orëve të fundit është përkeqësuar pas reshjeve të pandërprera të shiut. Po punojmë me të gjitha kapacitetet bashkë me Brigadën e Zjarrfikësve, Policinë e Kosovës si dhe kompanitë e kontraktuara për tejkalimin e kësaj situate”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)