Armend Zemaj: Na poshtëroi Serbia si shtet

  • E.K /
  • 16 June 2023 - 08:42
Armend Zemaj: Na poshtëroi Serbia si shtet

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se Serbia e poshtëroi Kosovën si shtet, jo zyrtarët policorë të cilët u kidnapuan dje në Leposaviq nga Njësia Speciale serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Ne nuk jemi parti që i bëjmë gjërat si këta (partia në qeveri), ose që imitojmë. Ju e dini gjuha që është përdorur në Kuvendin e Kosovës ndaj rastit që ka ndodhur me ish-policët në vitin 2011 ose 2012. Ata të shtrirë për tokë, këta bëfshin populizëm, gjuha e Albin Kurtit ka qenë e tmerrshme në atë kohë edhe të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë linçuese, kanë qenë për thirrje me shku edhe me marrë hak”, tha ai.

“Kështu nuk funksion në pushtet. E tash çka? Na poshtëroi Serbia si shtet , jo ata djem, as uniformën e policisë. Këto duhet të hiqen nga mendja, sepse po dëgjoj edhe zëra thuajse se ata është dashur të bëjnë atje betejë luftarake edhe me mbajt fronin me një karikatorë dhe dy dylbi që i kishin pasë edhe me tre automatik, dhe në një përballje me Serbinë që ku e dimë na sa forcat tjera kanë qenë në kryerje të detyrës të këtij misioni. Jo me këtë propagandë nuk funksionojnë as nuk ia imponojmë qytetarit të Kosovës”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)