Prishtinë: Pesë të lënduar nga një aksident mes autobusit të trafikut urban dhe një taksi

  • E.K /
  • 16 June 2023 - 08:51
 Prishtinë: Pesë të lënduar nga një aksident mes autobusit të trafikut urban dhe një taksi

Si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot mes një autobusi të trafikut urban dhe një taksi në Prishtinë, pesë persona kanë mbetur të lënduar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

ka thënë se aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurti” dhe rrugën “Haxhi Zeka”.

Sipas saj, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 06:30 në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurti” dhe rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)