Aksident i rëndë: ‘BMW’-ja humb kontrollin, vdes 35 vjeçari

  • E.K /
  • 16 June 2023 - 09:32
Aksident i rëndë: ‘BMW’-ja humb kontrollin, vdes 35 vjeçari

Një aksident fatal ka ndodhur sot në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ku një veturë e tipit “BMW X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës, shkruan “Kosova Sot Online”.

Si pasojë e aksidentit një 35-vjeçar ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 16.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një automjet tip “BMË X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi V. M., 35 vjeç, si dhe janë dëmtuar shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot Online)