Tre policët e Kosovës ndodhen në Kralevë, Gjykata serbe vendos për ta sot

  • E.K /
  • 16 June 2023 - 10:01
Tre policët e Kosovës ndodhen në Kralevë, Gjykata serbe vendos për ta sot

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka thënë se tre policët e rrëmbyer nga Serbia ndodhen në Kralevë, përcjell “Kosova Sot Online”

Ai tha se sot deri në orën 12:30 duhet të vendoset për ta meqë iu skadon 48 orëshi i ndalimit policor.

“Pas kësaj, prokurori i lartë publik në Kralevë do të vendosë nëse do të propozojë paraburgim dhe më pas gjyqtari do të vendosë nëse do të caktojë paraburgim prej 30 ditësh. E gjithë kjo duhet të vendoset deri në orën 12:30, kur skadon 48-orët e ndalimit policor”.


(Kosova Sot Online)