Rrëmbimi i 3 policëve, Rama: KFOR do e çojë dosjen në NATO

  • E.K /
  • 16 June 2023 - 11:58
Rrëmbimi i 3 policëve, Rama: KFOR do e çojë dosjen në NATO

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pyetur në lidhje me përpjekjet që po bëhen për lirimin e tre efikteve të Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe.

Sa i përket pretendimeve se në cilin territor ndodheshin në momentin e ndalimit, Rama tha se KFOR nuk do të japë konkluzione publike, por dosjen përkatëse do ta dorëzojë në NATO.

“Është immediate që të tre punonjësit e policisë së Kosovës të kthehen në shtëpi. Përtej pretendimeve që janë kapur këtu e janë gjendur atje për të cilat KFOR nuk do të japë konkluzion publiKE por do të dorëzojë dosjen ne NATO, është e qartë që në të gjitha rastet të tre efektivët nuk kanë bërë asnjë krim. Edhe nëse do të supozonim që kanë shkelur kufirin, kjo ka vetëm një përgjigje: kthimin e tyre në shtëpi. Ne jemi fokusuar që nga momenti I parë për ta bërë këtë të mundur“, tha Edi Rama.

Zgjidhja e situatës së tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë, Rama tha se është ofruar nga bashkësia euroatlantike.

Tutje, ai tha se propozimi i mbështetur nga BE dhe SHBA është gjëja më e mirë që mund ti ndodhë në Kosovë.

“Sa i përket pyetjet tjetër, zgjidhja e përbashkët është zgjidhja e ofruar nga bashkësia euroatlantike me pika të qarta dhe të palëvizshme siç edhe ju e shikoni dita ditës të deeskalimit.

Më e rëndësishmja për interesin tonë është që paqja është në tryezë. Dokumenti i marrëveshjes është në tyrezë dhe mundësia historike është në tyrezë për të të mbyllur një kapitull të gjatë dhe të dhimbshëm dhe për ta bërë Kosovën një vend të njohur ndërkombëtarisht nga të gjithë ata që e njohin dhe nga Serbia.

Fokusi është të bëhet paqja përfundimtare në tyrezë. Propozimi I mbështetur nga BE dhe SHBA është gjëja më e mirë që mund ti ndodhë në Kosovë. Kjo marrëveshje dhe mundësi e artë që është aty nuk është e thënë që të jetë aty përgjithmonë”, tha Rama.

(Kosova Sot Online)