Kurti e falënderon SHBA-në që kërkoi lirimin e tre policëve

  • E.K /
  • 16 June 2023 - 14:06
Kurti e falënderon SHBA-në që kërkoi lirimin e tre policëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që ta dënojnë si akt agresion të Serbisë ndaj Kosovës rrëmbimin e tre policëve, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Dua të falënderoj Departamentin e Shtetit që kërkoi lirimin e menjëhershëm të tre policëve kosovarë pa kushte. Dhe mendoj se kjo është rruga përpara. Fillimisht, na duhen që policët të kthehen dhe në të njëjtën kohë na duhet që komuniteti ndërkombëtar ta dënojë agresionin serb ndaj Kosovës", tha ai.

Kurse, Kurti nga NATO kërkoi që këtë ta konsiderojë dhe ta dënojë edhe si shkelje të Marrëveshjes së Kumanovës.

“Serbia gjithashtu shkeli artikullin 4 të Marrëveshjes së Kumanovës dhe mendoj që NATO duhet ta dënojë shkeljen e Marrëveshjes së Kumanovës nga Serbia për akt agresioni ndaj Kosovës”.

(Kosova Sot Online)