Kryetari i komunës shqiptare filmohet duke kryer marrëdhënie sek*suale në zyrë

  • A.P /
  • 16 June 2023 - 13:59
Kryetari i komunës shqiptare filmohet duke kryer marrëdhënie sek*suale në zyrë

Nje video skandaloze po qarkullon në rrjetet sociale ku kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjici është rizgjedhur në krye të detyrës në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa videoja mban daten 06.06. 2023, e rezulton të jetë filmuar vetëm pak ditë pas marrjes së mandatit të dytë.

Video e shpërndarë në rrjetet sociale ka sjellë reagime të shumta në rrjet, ndërsa e vendos kryebashkiakun në pozitat e shkeljes së rëndë ligjore.

Kujtojmë se ky nuk është skandali i parë që përfshin një kryebashkiak në Shqipëri.

Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg pasi u kap në një skandal seksual, në vend të një këmbimi pune.

(Kosova Sot Online)