Prokuroria në Kralevë: Paraburgim për tre policët e kidnapuar

  • E.K /
  • 16 June 2023 - 15:05
Prokuroria në Kralevë: Paraburgim për tre policët e kidnapuar

Zyra e Prokurorit në Kralevë të Serbisë ka njoftuar se i është caktuar masë paraburgimi tre policëve kosovarë, të cilët u rrëmbyen më 14 qershor në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Jozyrtarisht, merret vesh se tre policëve kosovarë i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Prokuroria e Kralevës ka lëshuar urdhër për hetimin ndaj tre policëve për veprën penale që lidhet me armët që ata i posedonin.

“Me rastin e ngjarjeve të datës 14.06.2023, në fshatin Gnjilicë, komuna e Rashkës, Prokuroria e Lartë Publike në Kraljevë më datë 16.06.2023 ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj të dyshuarve B.S. (1965), R.Z. (1975) dhe M.Š. (1961) për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer nga një vepër penale prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese nga neni 348 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 lidhur me paragrafin 1. të Kodit Penal”, thuhet në atë njoftime.

(Kosova Sot Online)