Shkoi në pyll për të mbledhur kërpudha, 25-vjeçari gjendet i mbytur

  • E.K /
  • 16 June 2023 - 15:18
Shkoi në pyll për të mbledhur kërpudha, 25-vjeçari gjendet i mbytur

Një 25-vjeçar nga Mati i cili u zhduk dje pasi shkoi në pyll, për të mbledhur kërpudha, është gjetur i vdekur në një kanal me ujë vaditës, shkruan “Kosova Sot Online”.

Pas disa orësh kërkime, policia në bashkëpunim me banorët e zonës dhe familjarët e tij, gjetën trupin e të riut në kanal.

Nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, rreth orës 23.35, të mbremjes së djeshme, pas njoftimit të familjarëve, se shtetasi E.GJ., 25 vjeç, kishte shkuar në pyll, për të mbledhur kërpudha, dhe nuk ishte kthyer ende në banesë, kanë nisur menjëherë kërkimet në zonën e fshatit Shulbatër, për gjetjen e tij.

Pas disa orësh kërkime, në bashkëpunim me banorët e zonës dhe familjarët e tij, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga shtrati i një kanali me ujë vaditës, i trupit të pajetë të shtetasit E. GJ., 25 vjeç.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

(Kosova Sot Online)