Vela: Serbia nën Vuçiqin është një banana republikë pa ligj

  • E.K /
  • 16 June 2023 - 15:29
Vela: Serbia nën Vuçiqin është një banana republikë pa ligj

Shefi i Presidencës, Blerim Vela, ka thënë se Serbia me presidentin serb, Aleksander Vuçiq është një republikë pa ligj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vela shtoi se mediat atje e raportuan arsyen e rrëmbimit të policëve të Kosovës gabimisht për “sulm terrorist” meqë gjykata atje i akuzon ata për veprën “armëmbajtje pa leje”.

“Serbia nën Vuçiqin është një banana republikë pa ligj. Mediat e regjimit të saj e kanë portretizuar rrejshëm “sulmin terrorist” si shkak të rrëmbimit të policëve të Kosovës. Tani, gjykata në Kralevë i akuzon ata për armëmbajtje pa leje”.

(Kosova Sot Online)