Escobar: Kurti le ta ketë të qartë se Asociacioni është pjesë e sundimit të ligjit

  • A.P /
  • 16 June 2023 - 15:54
Escobar: Kurti le ta ketë të qartë se Asociacioni është pjesë e sundimit të ligjit

Për qëndrimin e kryeministrit Kurti për vendosjen e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Kosovës, ka folur emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Escobar ka thënë se sundimi i ligjit nënkupton edhe implementim të obligimeve ndërkombëtare dhe gjithashtu edhe vendimeve të gjykatave, siç është ai për Manastirin e Deçanit.

Escobar ka thënë se edhe krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është pjesë e sundimit të ligjit.

“Sundimi i ligjit nënkupton implementimin e vendimeve të gjykatave, si ai për manastirin e Deçanit. Asociacioni është pjesë e sundimit të ligjit”, ka thënë Escobar në bashkëbisedim me gazetarët.

(Kosova Sot Online)