Kurti takon presidentin e Kroacisë Zoran Milanoviq

  • A.P /
  • 16 June 2023 - 16:51
Kurti takon presidentin e Kroacisë Zoran Milanoviq

Në kuadër të Forumit të Prespës në Maqedoninë e Veriut, kryeministri Albin Kurti ka takuar sot presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 Kurti i foli atij për situatën aktuale dhe rrëmbimin e policëve kosovarë nga Serbia.

“U fol edhe për zhvillimet në vend, situatën pas zgjedhjeve të 23 prillit dhe për veprimin agresor të Serbisë vetëm disa ditë më parë ndaj Kosovës. Kryeministri Kurti tha se Serbia ka shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, kur nga brendia e territorit të Kosovës ka rrëmbyer tre policë të Kosovës. Ai tha se një sjellje e tillë e Serbisë, që për më tepër vjen në momentin kur depërshkallëzimi i situatës në veri të vendit është synim i përbashkët, duhet të dënohet nga i gjithë faktori ndërkombëtar dhe të bëhet thirrje nga të gjithë që tre policët që po mbahen padrejtësisht në Serbi, duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

ZKM tha se u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe për fushat me potencial të thellimit tyre, ndërsa Kurti falënderoi Milanoviqin për përkrahjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë shtetit të Kosovës, si një kontribuues i rëndësishëm i paqes dhe sigurisë rajonale, dhe për mbështetjen e fuqishme në arenën ndërkombëtare

Image


(Kosova Sot Online)