Gazetarja nga Kosova u qëllua me gurë në kokë në Leposaviq

  • A.P /
  • 16 June 2023 - 19:01
Gazetarja nga Kosova u qëllua me gurë në kokë në Leposaviq

Ndaj gazetarëve që po raportonin për zhvillimet, sulme brutale janë shënuar sot në komunën veriore të Leposaviqit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gazetarja  Dorentina Thaq është sulmuar me gurë dhe është qëlluar në kokë.

Ajo po ashtu është sulmuar edhe me shok-bombë.

“Gazetaren Dorentina Thaqi, protestuesit të cilët i kanë sulmuar edhe kameramanët e RTK-së dhe TëVë1-në, e kanë qëlluar me gurë në kokë, ndërsa e kanë gjuajtur edhe me shok-bombë. Ky është sulmi i 28-të në drejtim të ekipeve të mediave, gjatë tensioneve të fundit në veri të vendit, ndërsa sulmi i katërt vetëm gjatë ditës së sotme në Leposaviq”, thuhet në njoftimin nga AGK.

(Kosova Sot Online)