Pas sulmeve ndaj gazetarëve në Leposaviq reagon Ambasada amerikane

  • A.P /
  • 16 June 2023 - 19:40
Pas sulmeve ndaj gazetarëve në Leposaviq reagon Ambasada amerikane

Sulmet e sotshme brutale ndaj gazetarëve në komunën veriore, Leposaviq, nga turma të dhunshme, i ka dënuar Ambasada amerikane në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në reagimin e shkurtër të ambasadës, ripërsëritet kërkesa që mediat të lihen të lira të punojnë të lira nga dhuna dhe frikësimi.

“I dënojmë sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, përfshirë edhe ato sot. Përsërisim thirrjen tonë që mediave t’u garantohet ambient i sigurt për të punuar të lira nga dhuna dhe frikësimi”, thuhet në këtë reagim.

Disa gazetarë janë lënduar sot pas sulmeve në veri. Njëri nga gazetarët ka pësuar frakturë krahu, ndërsa një gazetare tjetër është qëlluar me gurë në kokë.

(Kosova Sot Online)