Temperatura deri në 30 gradë, parashikimi i motit për javën e ardhshme

  • S.A /
  • 17 June 2023 - 08:05
Temperatura deri në 30 gradë, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Mot më stabil parashihet të mbajë gjatë javës së ardhshme dhe me më shumë intervale me diell.

Sipas “Mendimi për motin”, në pjesën e dytë të javës, temperaturat ka gjasa të shkojnë deri në 30 gradë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Rrebeshet e shiut pritet të kthehen sërish në ditët e fundit të këtij muaji.

“Mot më stabil veror parashihet gjatë javës së ardhshme, me më shumë intervale me diell.  Në pjesën e dytë temperaturat ka gjasa të arrinë edhe vlera prej 30C, e lokalisht edhe në 31C e 32C.  Patjetër, që kjo periudhë nuk zgjatë shumë, ngase ditëve të fundit të qershorit ekzistojnë mundësi për zhvillime të herëpashershme të rrebesheve me shi, kryesisht orëve të pasdites”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )