Gjendet i pajetë në banesë 19-vjeçari

  • E.K /
  • 17 June 2023 - 09:23
Gjendet i pajetë në banesë 19-vjeçari

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një i ri 19-vjeçar është gjendur i pajetë në apartamentin ku jetonte me qira, përcjell "Kosova Sot Online".

Mësohet se 19-vjeçari u gjet i pajetë në banjën e apartamentit, ku ishte vetëvarur me lidhëse këpucësh te mbajtësja metalike e dushit.

Dyshohet se aktin e vetëflijimit ta ketë kryer gjatë ditës së premte pasi nuk i ishte përgjigjur thirrjeve telefonike të pronarit të banesës i cili ka sinjalizuar edhe policinë.

(Kosova Sot Online)