Plagosen me thikë dy vëllezër shqiptarë në Itali

  • E.K /
  • 17 June 2023 - 10:20
Plagosen me thikë dy vëllezër shqiptarë në Itali

Dy vëllezër shqiptarë janë plagosur dje në Itali, përcjell "Kosova Sot Online".

Të plagosurit janë të moshës 27 dhe 29 vjeç.

Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë duke ecur përgjatë rrugës bregdetare kur janë sulmuar me thikë nga një i ri. 

Njëri prej tyre u transportuar me helikopter me plagë në bark, ndërsa tjetri kishte plagë në kokë.

Akoma nuk dihet arsyet se pse ka ndodhur kjo ngjarje, ndersa policia është duke e hetuar rastin.

(Kosova Sot Online)