Besimtarët myslimanë nga Kosova nisen për në haxh

  • E.K /
  • 17 June 2023 - 10:36
Besimtarët myslimanë nga Kosova nisen për në haxh

Sot në mëngjes nga aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë është nisur për në vendet e shenjta grupi i parë i besimtarëve nga Kosova të cilët do ta kryejnë kushtin e pestë të Islamit – haxhin.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar se këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1597 besimtarë, të cilët do të udhëtojnë përgjatë 3 ditëve më 17, 18 dhe 19 qershor.

(Kosova Sot Online)