70-vjeçari shqiptar dënohet për trafik droge në Gjermani

  • E.K /
  • 17 June 2023 - 10:46
70-vjeçari shqiptar dënohet për trafik droge në Gjermani

Një 70-vjeçar shqiptar është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg, për trafik droge në Gjermani, përcjell "Kosova Sot Online".

Po ashtu,  është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg dhe një 30-vjeçar, shtetas nga Armenia.

Mediat gjermanë raportojnë se të dënuarit bashkëpunonin për tregtimin e drogës dhe në momentin e arrestimit në banesë policia ju gjeti edhe 1 kg drogë.

Gjatë seancës gjyqësore, të dy të pandehurit mohuan akuzat.

(Kosova Sot Online)