Sërish sulme me shok-bomba në veri

  • E.K /
  • 17 June 2023 - 11:31
Sërish sulme me shok-bomba në veri

Dy shok-bomba janë gjuajtur dje në orën e vona të mbrëmjes në Mitrovicë të Veriut, përcjell "Kosova Sot Online".

Zëvendës drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se njëri shpërthim ka ndodhur në afërsi të stacionit policor dhe tjetri në qytet.

“Mbrëmë kanë ndodhur dy shpërthime pas gjuajtjes me shok bomba. Njëri shpërthim ka ndodhur në afërsi të stacionit policor në Mitrovicë të Veriut, dhe tjetri në qytet. Policia ka pasur shtrirje në gjithë veriun dhe situata është qetësuar”, ka deklaruar Elshani.

(Kosova Sot Online)