Arrestohet shqiptari, detyroi bashkëshorten të hiqte dorë nga kujdestaria e fëmijëve

  • E.K /
  • 17 June 2023 - 11:39
Arrestohet shqiptari, detyroi bashkëshorten të hiqte dorë nga kujdestaria e fëmijëve

Një shqiptar në Itali është dënuar me 8 muaj burg, pasi detyroi me dhunë bashkëshorten të firmoste një akt për të hequr dorë nga kujdestaria e fëmijëve, përcjell "Kosova Sot Online".

Mediat italiane raportojnë se bashkëshortja e kishte denoncuar shqiptarin për dhunë dhe ai e kishte të ndalur t’i afrohej vendit të punës, shtëpisë apo edhe kur ajo dilte.

Shqiptari u arrestua me akuzën e shkeljes së dispozitës për largimin nga shtëpia e familjes dhe ndalimit të afrimit në vendet e frekuentuara nga personi i ofenduar.

(Kosova Sot Online)