Kurti i bën vërejtje Lajçakut për negociatat: Kjo mënyrë s’po na çon përpara

  • E.K /
  • 17 June 2023 - 13:03
Kurti i bën vërejtje Lajçakut për negociatat: Kjo mënyrë s’po na çon përpara

 Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti, në Forumit të Prespës i ka bërë një vërejtje publike emisarit europian, Miroslav Lajçak, për mënyrën se si po punohet në drejtim të Asociacionit, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai tha se duhet të vijë pajtimi mbi principet e më pas shkrimi i drafteve.

“Nuk është çështja që të shumohen draft-tekstet, por që të pajtohemi për principet dhe pastaj të shkruajmë tekstin. Ne mund të sjellim tekste të ndryshme dhe të gjejmë vlerën mesataren aritmetike, siç bën zakonisht emisari Lajçak . Por, kjo ç’po na çon përpara, nëse ne nuk pajtohemi për frymën e tekstit. Është e kotë të përpiqesh të biesh dakord për letrën e tekstit”.

(Kosova Sot Online)