Ngjarje e rëndë: 33-vjeçari përplas për vdekje me kamion 58 vjeçarin

  • E.K /
  • 17 June 2023 - 14:57
Ngjarje e rëndë: 33-vjeçari përplas për vdekje me kamion 58 vjeçarin

Një 33-vjeçar është arrestuar, pasi dje shkaktoi aksident me vdekje në Kukës, përcjell "Kosova Sot Online".

Ky shofer, ishe duke vozitur me kamion, kur ka aksidentuar biçiklistin 58 vjeçar.

Viktima ka ndërruar jetë në spital.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin E. R., 33 vjeç, banues në Kukës, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar mjetin kamion ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. Sh., 58 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë më pas në spital”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)