Albin Kurti thotë se propozimi i BE’së për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit është i pabalancuar

  • E.K /
  • 17 June 2023 - 16:18
Albin Kurti thotë se propozimi i BE’së për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit është i pabalancuar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është shprehur jo i kënaqur me planin e BE’së për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, përcjell "Kosova Sot Online".

Kurti tha se është i angazhuar në dialog, por tha se po mungon zbatimi i sekuencimit të plotë e pa kushte e pa vonesa i Marrëveshjes bazike dhe Ankesit të zbatimit.

“Një sekuencim që do të ishte i balancuar dhe fer, por që praktikisht është krejt i ndryshëm prej asaj që na është ofruar më 26 prill. Jemi të përkushtuar e konstruktivë, por s’mundet që çfarëdo sekuencimi që të ketë më shumë se gjysmën dedikuar neneve 7 dhe 10. Unë e kuptoj që nenet 7 dhe 10 janë nene të marrëveshjes bazike dhe unë jam i interesuar që t`i përfshijë patjetër në sekuencim, por dedikimi atyre nuk mund të jetë me aso prioriteti dhe përmase”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)