Policia arreston Dalibor Spasic, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në Veri

  • E.K /
  • 17 June 2023 - 18:00
Policia arreston Dalibor Spasic, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në Veri

 Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri, krimineli Dalibor Spasic, përcjell "Kosova Sot Online".

“Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës. Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dinë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste”, ka shkruar Sveçla.

Edhe dje është arrestuar një i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve.

(Kosova Sot Online)