Si u përmbys vetura me tabela të Kosovës me 4 pasagjerë në Lepenc

  • A.P /
  • 18 June 2023 - 09:30
Si u përmbys vetura me tabela të Kosovës me 4 pasagjerë në Lepenc

Dje në lumin Lepenc, një makinë që dyshohet se ishte me targa të Kosovës është përmbysur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një makinë është përmbysurnë lumin Lepenc, në pjesën e Maqedonisë, përkatësisht afër tunelit në rrugën Shkup-Bllacë. Dyshimet e para janë që makina të ketë targa të Kosovës.

Ekipet e policisë dhe ato të kërkim shpëtimit janë prej orësh në terren duke kërkuar makinën por pa sukses deri tani. Në kërkim janë përfshirë edhe vullnetarë që kanë ofruar ndihmë fizike dhe monitorim me dronë.

Kërkimin e ka vështirësuar niveli i lartë i ujit si pasojë e reshjeve të fundit.

 

(Kosova Sot Online)