Vuçiq: Me policët kosovarë do të merren organet e drejtësisë serbe

  • A.P /
  • 18 June 2023 - 11:27
Vuçiq: Me policët kosovarë do të merren organet e drejtësisë serbe

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një konferencë për media nuk ka dhënë shenja për lirimin e tre policëve të Kosovës, duke thenë se njësitë serbe që i kapën ata nuk e kanë kaluar kufirin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Vuçiq ka thënë se me policët kosovarë do të merren organet e drejtësisë serbe.

Kreu i shtetit serb ka dalë në një konferencë për media pas thirrjeve të mbrëmshme nga Uashingtoni për lirim të pakushtëzuar të tre policëve pasi ata po mbahen me akuza të rreme.

Presidenti serb në konferencën rreth një orëshe ka kërkuar lirimin e serbëve që Policia e Kosovës i ka arrestuar në Veri ditëve të fundit. Ai ka thënë se ky është kusht për vazhdimin e dialogut ndërsa sa i përket ftesës së Borell për takim urgjent gjatë javës së ardhshme ka theksuar se nuk ka vendosur ende.


“Ende s’kam vendosur se a do të marrë pjesë në një takim të tillë teknik, do të jetë vendim taktik i Serbisë” ka thënë Vuçiq.

(Kosova Sot Online)