Osmani takon Scholzin në Berlin

  • A.P /
  • 18 June 2023 - 12:14
Osmani takon Scholzin në Berlin

Në margjinat e Lojërave Olimpike të Botës, presidentja Vjosa Osmani është takuar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz në Berlin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani shkroi se me Scholzin “diskutuam për hapat e nevojshëm përpara”, ndërsa duket se kidnapimi i tre policëve të Kosovës nga forcat serbe në veri të vendit ka qenë tema kryesore e bisedës.

“Shprehim vlerësimin për mbështetjen dhe qëndrimin e qartë të Gjermanisë për lirimin e menjëhershëm të policëve tanë”, shkroi presidentja.

(Kosova Sot Online)