Përgatituni: Ky është moti për javën që po hyjmë

  • A.P /
  • 18 June 2023 - 13:19
Përgatituni: Ky është moti për javën që po hyjmë

Mot më stabil veror po parashihet të mbajë përgjatë javës vijuese, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Do të ketë më shumë intervale me diell e kthjellime. Orëve të pasdites mund të zhvillohen vransira lokale, që nga dita e mërkurë edhe mund të krijojnë kushte për zhvillime të rrebesheve më të izoluara me bubullimë. Temperaturat maksimale shënojnë rritje edhe deri në 31C e 32C ditën e premtë, e ato minimale luhaten ndërmjet 10C e 16C.

Përgjatë fundjave, sipas parashikimeve të fundit, mund të pritet sërish mot jostabil me rrebeshe e bubullima më të shpërndara në vend.

Cilësia e ajrit do të jetë me indeks kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira. Orëve të pasdites shkaku i rritjes së koncentrimit të ozonit sipërfaqësor, indeksi kalon edhe në vlera mesatare apo edhe në të dobëta lokalisht.

19.06 – Shumë ngrohtë e kryesisht me diell.

20.06 – Intervale më të gjata me diell dhe shumë ngrohtë.

21.06 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Pasdite më vonë rreth zonave malore mundësi për ndonjë rrebesh shiu.

22.06 – Shumë ngrohtë dhe me diell. Pasdite vonë mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

23.06 – Kryesisht me diell e nxehtë, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rrebesh me bubullimë orëve të vona të pasdites.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu e lehtë dhe mesatare 3-7m/s.

Shtypja atmosferike luhatet në vlera paksa më të larta nga normalet.

(Kosova Sot Online)