Vuçiq: Pa lirimin e serbëve s’ka dialog me Kurtin

  • A.P /
  • 18 June 2023 - 13:36
Vuçiq: Pa lirimin e serbëve s’ka dialog me Kurtin

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka kërkuar lirimin e serbëve të arrestuar nga Policia e Kosovës në veri ditëve të fundit. Ai ka thënë se ky është kusht për vazhdimin e dialogut ndërsa sa i përket ftesës së Borell për takim urgjent gjatë javës së ardhshme ka theksuar se nuk ka vendosur ende.

Kreu i shtetit serb e tha këtë në një konferencë për media, pasi mbrëmë Uashingtoni kërkoi lirim të pakushtëzuar të tre policëve pasi ata po mbahen me akuza të rreme.

Për takimin e thirrur nga kryediplomati europian, Joseb Borrell, Kurti tha se s’ka vendosur ende nëse do të marrë pjesë.

“Ende s’kam vendosur se a do të marrë pjesë në një takim të tillë teknik, do të jetë vendim taktik i Serbisë” ka thënë Vuçiq.


(Kosova Sot Online)