Dyshohet se shkaktoi aksidentin në Lepenc, arrestohet shoferi

  • A.P /
  • 18 June 2023 - 13:50
Dyshohet se shkaktoi aksidentin në Lepenc, arrestohet shoferi

Për aksidentin e së shtunës që ka ndodhur në rrugën Shkup – Bllacë, mes dy veturave e tipit “VW Touran”, me targa nga Shkupi dhe tjetrës “BMW” nga Kosova, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka dhënë detaje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Si rezultat vetura me targa nga Kosova e tipit “BMW” e ka humbur drejtimin dhe ka përfunduar në lumin Lepenc.

Në një përgjigje nga MPB-ja e Maqedonisë së Veriut  bëhet e ditur se është arrestuar shoferi i veturës me targa nga Shkupi, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.


(Kosova Sot Online)