"Dhuna në veri kërcënon stabilitetin e sigurinë"

  • E.K /
  • 19 June 2023 - 10:49

Manastiri i Deçanit, ka bërë apel për paqe në veri të vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Manastiri shpreh keqardhje për të gjithë ata që kanë pësuar lëndime e gjithashtu tha se qëndron kundër burgosjes së padrejtë të çdo individi.

Në njoftim thuhet se ata janëkundër keqtrajtimit të pretenduar të tyre në ambientet e paraburgimit.

“Ne gjithashtu qëndrojmë kundër burgosjes së padrejtë të çdo individi për arsye të pabaza dhe të rreme, si dhe kundër keqtrajtimit të pretenduar të tyre në ambientet e paraburgimit. Ky ka qenë një mesazh i përsëritur vazhdimisht i peshkopit tonë Teodosije dhe klerit të Kishës Ortodokse, në Kosovë në javët e fundit. Kisha jonë qëndron e palëkundur me popullin e saj dhe u bën thirrje të gjithëve që të shprehin pakënaqësinë e tyre legjitime kundër çdo padrejtësie në mënyrë paqësore dhe dinjitoze”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)