Kurti për viktimat e dhunës seksuale: Serbia i përdori si armë gjatë luftës, autorët duhet të mbajnë përgjegjës

  • E.K /
  • 19 June 2023 - 13:21
Kurti për viktimat e dhunës seksuale: Serbia i përdori si armë gjatë luftës, autorët duhet të mbajnë përgjegjës

Kryeministri i vendit,  Albin Kurti,  në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës Seksuale në Konflikt ka thënë se Serbia i përdori si armë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës 1998-99, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ka shkruar se viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi dhe se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, ne qëndrojmë përkrah mijëra viktimave dhe të mbijetuarve të Kosovës nga ky krim, i përdorur si armë nga Serbia në luftën e viteve 1998-99. Viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)