Stoltenberg bën thirrje për shtensionimin e situatës në mes Kosovës dhe Serbisë

  • E.K /
  • 19 June 2023 - 13:55
Stoltenberg bën thirrje për shtensionimin e situatës në mes Kosovës dhe Serbisë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë thirrje për shtensionimin e situatës Kosovë - Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo thirrje vjen në mes të rritjes së tensioneve mes dy vendeve pas arrestimit nga forcat serbe të tre policëve të Kosovës javën e kaluar.

“Forcat tona të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR] do të vazhdojnë të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të ofruar mjedis të sigurt”, tha Stoltenberg për gazetarët në Berlin pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

(Kosova Sot Online)