Kurti jep premtimin e madh: Podujeva do të bëhet me çerdhe të re

  • A.P /
  • 19 June 2023 - 20:36
Kurti jep premtimin e madh: Podujeva do të bëhet me çerdhe të re

Në vënien e gurthemelit të çerdhes në qytetin e Podujevës, ka marr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, prej vitit 2021 janë ndërtuar 4 çerdhe, në implementim janë 14 çerdhe të reja në gjithë Kosovën edhe 5 adaptime.

Harrojeni prostatitin me këtë veprim 5 minutësh
"I dëgjova gardianët duke folur në gjuhën serbe 'lërini tash e kemi arritu…

Kurse në planifikim edhe janë edhe 17 çerdhe të tjera edhe 5 adaptime të shkollave, duke shtuar se premtimet po bëhen realitet.

“Unë jam shumë i gëzuar që ndodhem sot këtu në vendosjen e gurthemelit edhe për një çerdhe për fëmijë. Do t’i këtë 1400 metra katror do të jetë çerdhe me investim afër 700 mijë euro dhe kjo është çerdhja e dytë prej së është kryetar Shpejtimi. Ndërkohë që në dy dekadat para kësaj ka qenë vetëm një çerdhe në krejt Podujevën, e tash janë dy çerdhe, e ndërkaq disa çerdhe nëpër fshatra”.

“Qeveri e Kosovës e ka arsimin prioritet dhe në besojmë që edukimi i hershëm është shumë i rëndësishëm, prandaj duhet të kemi sa më shumë çerdhe për fëmijë, në mënyrë që kur të fillojnë nëpër shkolla fillore që të jenë më të përgatitur. 150 fëmijë do të mund të jenë në këtë çerdhe të re, 7 dhoma për qëndrim të fëmijëve dhe tri dhoma të gjumit për fëmijë, do të jenë të punësuar gjithsejte 15. Në përgjithësi janë ndërtuar 4 çerdhe të reja në vitet 2021-2022, në implementim janë edhe 14 çerdhe të reja në Kosovë edhe 5 adaptime e në planifikim edhe 17 cerdhe të tjera edhe 5 adaptime të shkollave në kopshte”, tha ai.

Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi tha se me ndërtimin e këtyre çerdheve është duke përmbushur premtimet.

“Kënaqësi që sot po e vëmë këtë gurthemel bashkërisht me kryeministrin e vendit. Është një projekt i ndërtimit të çerdhes së tretë publike në qytetin e Podujevës, çerdhe që investohet ekskluzivisht nga Qeveria. Para dy vitesh kemi ardhur me premtime që do t’i përmbushim këto”.

“Është çerdhja e dytë që po ndërtohet në këtë periudhë kohore dhe po jepet në dispozicion fëmijëve të qytetit të Podujevës pa lënë anash edhe investimet në çerdhet publike që janë duke u bërë në disa fshatrat. Njëra prej të cilave pritet që këto ditë të filloj përurimi në fshatin Batllavë e cila po ashtu do të jetë investim i MAShT-it, vlera është duku rreth 700 mijë euro, kap një sipërfaqe 1400 metra katror. Faleminderit kryeministri që po na ndihmon që t’i plotësojmë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve”, tha ai.

(Kosova Sot Online)