Gjilan: Tejkaloi shpejtësinë, shoferit i merret patentë shoferi dhe gjobitet me 300 euro

  • E.K /
  • 19 June 2023 - 15:23
Gjilan: Tejkaloi shpejtësinë, shoferit i merret patentë shoferi dhe gjobitet me 300 euro

Një person është gjobitur nga policia në Gjilan, pasi me automjetin e tij e ka tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar (vendbanim) sipas shenjës së trafiku ku shpejtësia ishte e lejuar 50 Km/h gjersa ka tejkaluar në 126 km/h.

Policia ka njoftuar me këto veprim shoferi a ka rezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor.

Ky shofer është gjobitur me 300 euro dhe masën mbrojtëse në afat prej tre tre muaj.

“Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan ndaj kundërvajtësit ka shqiptuar gjobë në vlerë prej treqind euro (300) euro, dhe masën mbrojtëse në afat prej tre (3) muaj”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)