Sveçla: 3 të arrestuar për sulmet brutale ndaj gazetarëve në Veri

  • E.K /
  • 19 June 2023 - 15:36
Sveçla: 3 të arrestuar për sulmet brutale ndaj gazetarëve në Veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njofton se në tri ditët e fundit janë arrestuar tre të dyshuar për sulme ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sveçla ka thënë se i arrestuari i tretë, i rradhës, është Urosh Vukasinoviq.

Ministri ka shkruar se dhe nuk do të lejojnë askënd të sulmojë qytetarët, të frikësojë raportimin e gazetarëve.

Postimi i tij i plotë:

Tre ditët e fundit, tre të arrestuar për sulmet brutale dhe kriminale ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i vendit. I arrestuari i tretë, i rradhës, është Urosh Vukasinoviq.

Këta kriminelë, të cilët po marrin urdhra për këto sulme nga Beogradi, tashmë do të përballen me drejtësinë. Nuk do të ndalemi, çdo përgjegjës për dhunën dhe aktet kriminale ndaj gazetarëve, do të arrestohet.

Republika e Kosovës është vend shembull i funksionimit të demokracisë, dhe nuk do të lejojmë askënd, me asnjë çmim të sulmojë qytetarët, të frikësojë raportimin e gazetarëve dhe cenojë rendin tonë kushtetues.

(Kosova Sot Online)