Qeverisë Kurti i janë shtuar dy zëvendësministra të rinj

  • A.P /
  • 19 June 2023 - 17:37
Qeverisë Kurti i janë shtuar dy zëvendësministra të rinj

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar ish-zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna, zëvendësministër të Financave, Punës dhe Transfereve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Derisa në pozitën e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, kryeministri emëroi Ali Tafarshikun.

“Kryeministri Kurti i ka uruar për pozitën e re dhe u ka dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e ri, z. Dobruna dhe z. Tafarshiku”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.  

(Kosova Sot Online)