Tornado shkatërruese në Misisipi të SHBA-së

  • A.P /
  • 20 June 2023 - 15:41
Tornado shkatërruese në Misisipi të SHBA-së

Një person ka humbur jetën dhe më shumë se 20 të tjerë janë lënduar nga tornado që goditi Misisipin gjatë natës, thanë sot zyrtarët e shtetit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tornado goditi komunitetin Lewin, rreth 110 kilometra në lindje të Jackson.

Një përfaqësues i qendrës mjekësore ku po trajtohen të plagosurit nga Lewin, ka sqaruar se shumica ka dalë nga spitali ose janë jasht rrezikut për jetën.

Rreth 400,000 konsumatorë në jug të Amerikës ishin pa energji të hënën në mëngjes, duke përfshirë 45,000 në shtetin e Mississippi-t, sipas të dhënave nga uebsajti i specializuar Poëeroutage.us.

Vala e fundit e të nxehtit ka kontribuar në tornadot e rrezikshme në jug të SHBA. Të enjten, katër persona u vranë nga tornadot që goditën Teksasin dhe Florida.


(Kosova Sot Online)